Sherri mes dy adoleshentëve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Mallakastrës.
I riu me inicialet M.B ka tentuar të vrasë bashkëmoshatarin e vet. Ditën e djeshme ai ka goditur disa herë më thikë 17-vjeçarin Rr.A.
Autori i kësaj ngjarje, ishte përjashtuar nga shkolla… Por si një i ri problematik, ai rinte tek dera e shkollës dhe 17-vjeçari Rr.A i kishte kërkuar të mos rrinte aty, pasi i ngacmonte të motrën.
Pas një konflikti me fjalë ata janë përballur në një nga rrugët e qytetit, ku 17-vjeçari M.B e ka qëlluar disa herë me thikë.
I plagosuri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Fierit./tvklan.al