Aurelio Dervishi u qëllua gjatë konfrontimit me disa të rinj Shkozë
Një 19 vjeçar humbi jetën si pasojë e një konflikti në kryeqytet. Autori dhe viktima së bashku me disa të rinj të tjerë po lëviznin me dy automjete, dhe pasi kanë ndaluar në afërsi te rrethit të Shkozës janë konfrontuar fizikisht. Në këtë moment njëri nga të rinjtë ka goditur me mjet prerës 19-vjeçarin Aurelio Dervishi.
Burimet policore bëjnë me dije se në makinën e autorëve tip Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri dyshohet se kanë qenë 5 persona. Ndërsa në automjetin tip “Audi” ndodhej viktima dhe një tjetër i ri, i cili u shoqërua në polici.
Mësohet se 4 autorët janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Farkë.
Sipas deklarimeve paraprake të shokut të viktimës fillimisht të rinjtë kanë debatuar për arsyen “pse na shikoni?” Më pas makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht.
19 vjeçari Aurelio Dervishi ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të rënda. Ndërsa autorët, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim, dyshohet se u larguan drejt Unazës Lindore, pas konfliktit.
Klan News