Të qëndrosh në pritje përpara se avioni të niset, është një nga ndjesitë më frustruese gjatë një fluturimi.
Por a e dini që mund të shkaktoni më shumë vonesa, nëse përdorni tualetin kur avioni nuk është ngritur ende?
Të shkuarit në tualet gjatë kësaj kohë bën që avioni të qëndrojë më gjatë në pistë, pasi pilotët nuk lejohen të fluturojnë nëse pasagjerët nuk janë të ulur dhe nuk kanë vënë rripat e sigurimit.
Ekuipazhi duhet të lajmërojë pilotin nëse dikush ngrihet për të përdorur tualetin përpara se avioni të niset dhe piloti nuk mund të fillojë fluturimin derisa pasagjeri të kthehet në vendin e tij./tvklan.al