Kjo është foto e pak çasteve pas vrasjes së 52-vjeçarit Eduart Reçi në Tiranë, në mesnatën e së mërkurës.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka siguruar foton e viktimës të shtrirë në tokë disa çaste pas ekzekutimit.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, autori nuk shfaqet në momentin e vrasjes. Reçi ka qenë duke ecur në këmbë kur u rrëzua në tokë pas vetëm një të shtëne arme.
Për këtë fakt, hetuesit kanë dyshime se autori mund të ketë qëlluar nga një distancë nga lartësia dhe më pas të jetë larguar pa gjurmë.
Deri tani nuk ka asnjë shenjë të tij dhe grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund të çojë në identifikimin e tij. Në vendngjarje grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë gëzhojë.
Familjarët e të ndjerit kanë thënë në polici se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë patur 52-vjeçari.
Ky i fundit, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, u vra pranë pallatit që kishte ndërtuar dhe ku po banonte vetë në Rrugën e Elbasanit.
Motivet e vrasjes mbeten ende mister.
/tvklan.al