Një kompani indiane për unazat inteligjente, Ultrahuman ka prezantuar Rare, unazën e parë luksoze.

Koleksioni përbëhet nga tri unaza: Desert Snow (argjend), Desert Rose (flori në ngjyrë bakri) dhe Dune  (ar). Dy të fundit janë prodhuar me ar të pastër 18 karat, ndërsa e para me platin.

Unazat variojnë me çmime 1800-2000 dollarë dhe një garanci të lartë që parashikon edhe gërvishtjet.

Produkti nuk do të shitet për një klientelë të gjerë, por si një sasi e limituar. Ajo është e mundur të blihet vetëm në dyqane fizike në  Paris e Londër, duke ju shtuar edhe çmimin e biletës, ndërsa në të ardhmen do të gjendet në më shumë vende.

Rare ka të njëjtat karakteristika si unaza e zakonshme e Ultrahuman, por është krijuar për njerëzit që duan t’i mbajnë unazat inteligjente si bizhuteri dhe me kohën, mund të kthehet në një unazë martese.

Kjo e fundit është edhe qëllimi i kompanisë pasi Rare është frymëzuar nga njerëzit që kanë vendosur ta zëvendësojnë unazën e zakonshme të martesës me një inteligjente./tvklan.al