“Vdekja e kalit”, filmi i xhiruar menjëherë pas rënies së sistemit u dërgua për në Festivalin e Kanës prej të cilit u refuzua sepse nuk plotësonte kriteret teknike. Megjithatë, kjo nuk e zbehu vlerën e tij si një prodhim modern, dramatik dhe shumë i arrirë artistikisht, duke iu kundërvënë sistemit menjëherë.
Aktorja Rajmonda Bulku, e ftuar këtë mbrëmje “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, përshkruan skenën e puthjes me Timo Fllokon që do të ishte konsideruar “shfaqje e huaj”, por u prit ndryshe nga publiku.
Rajmonda Bulku: Ishte shumë shpejt, ishte ’93-shi që as ne nuk ishim të përgatitur, absolutisht.
Alketa Vejsiu: Hase paragjykimet e publikut? Kush ishte kostoja që paguat për këtë?
Rajmonda Bulku: Çuditërisht nga që filmi ishte shumë dramatik dhe shumë i vërtetë nuk reaguan ashtu siç mund të kenë bërë për “Duaje emrin tënd” në vitet ’80 që u tërbuan të gjithë, iu duk film ekstravagant, modern. Ndërsa për “Vdekjen e kalit”, qoftë edhe për atë skenë që ishte më shumë sesa një puthje sepse në këtë çift se u bindëm edhe ne aktorët, nëse nuk do të ishte një dashuri e madhe s’ka sesi vuajtja e partnerit, e burrit tim në film apo e Timo Fllokos si aktor nuk do të shkonte në atë ekstremin e dhimbjes sepse një dashuri e madhe është shumë e tmerrshme kur ndahet për arsye politike.
Alketa Vejsiu: Mendo ta kishte xhiruar atë skenë Vera Grabocka, atë puthje të famshme, si do kishte dalë!/tvklan.al