Vladimir Lame: Faleminderit për aprovimin e kandidaturës së Shqipërisë për t’u bërë anëtarë në NATO. A mendoni se kjo do të sjell paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe së dyti presidenti i ri amerikan do ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe për njohjet e më tejshme të këtij shteti të ri?

Barack Obama: “Pikë së pari. Jemi shume krenarë për Shqipërinë dhe Kroacinë. Ato kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, reforma të jashtëzakonshme, për të parë këtë ditë të bëhet realitet. Përsa i përket Ballkanit, mendoj se për shkak të veprimeve të NATO-s, për shkak të ndihmës Evropiane, për shkak të punës së jashtëzakonshme që ne kemi bërë, kemi parë një stabilizim, një qëndrueshmëri të situatës. Por disa nga këto arritje janë të brishta. Dhe unë jam i shqetësuar tejet i shqetësuar për impaktin e krizës ekonomike që mund të ketë në këtë rajon dhe aftësitë e këtyre vendeve të rajonit për të qëndruar të fokusuar në arritjen e paqes dhe të zgjidhen diferencat mes tyre nëpërmjet negociatave. Këtu nuk bëhet fjalë vetme për Ballkanin por ka qenë një politikë e vërtet që është aprovuar edhe në samitin e G20.  Dmth “ kemi frikë krizën financiare që u zgjerua në një krizë akoma më të thellë, më të gjerë globale dhe mund të çojë dhe në një krizë politike globale. Ndaj na duhet ta vëzhgojmë këtë krizë me kujdes të jashtëzakonshëm. Duhet të luajmë një rol konstruktiv, si fillim duke rregulluar ekonomin, ndaj kemi një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur në këtë situatë, kemi një rol specifik në tregjet botërore sidomos në shtet ballkanike. Duhet të sigurohemi që ekonomitë e tyre janë të qëndrueshme gjatë kësaj krize, kjo do të ndihmojë edhe në çështje më të gjera të pajtimit politik. Faleminderit të gjithëve!”/tvklan.al