Sparta Prague u kualifikua në turin e katërt në Kupën e Çekisë falë edhe lojës së futbollistëve shqiptarë.
Kombinimi mes Qazim Laçit dhe Ermal Krasniqit zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë në fitoren 4 – 0 me Brno.
Në pjesën e dytë Laçi u zëvendësua, ndërsa Indrit Tuci nuk ishte as në stol. Sparta Prague është fituesja në fuqi e Kupës së Çekisë.
Goli i parë në kampionatin skocez për Nedim Bajrami. Mesfushori me tipare sulmuese realizoi në humbjen 2 – 1 të Rangres në fushën e Aberdeen.
Bajrami shmangu disa kundërshtarë përpara se të godiste portën. Futbollisti i Kombëtares ka shënuar gol këtë sezon edhe në Europa League.
Tv Klan