Një oficer policie mbeti i vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën, nga të shtënat me armë në një banesë në SHBA. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të natës në Clinton të Missouri-t.
Disa agjenci ligjzbatuese, përfshirë njësinë SWAT, Departamenti i Policisë së Clinton dhe Departamenti i Sherifit të Henry Country shkuan në vendngjarje. Ata rrethuan banesën brenda së cilës ndodhej autori i dyshuar, përpara se ta gjenin atë pa jetë.
Mbeten të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas asaj që shkruan CNN, dy oficerët e plagosur ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Kjo është humbja e dytë në radhët e policisë në Clinton brenda 7 muajve.
/tvklan.al