Gramoz Ruçi: “Fatmir Xhindi u nda nga jeta sepse e vranë. Sot e gjashtë muaj nëna e tij 85-vjeçare pyet: Kush ma vrau djalin? E Sali Berisha me të tijtë heshtin. Përgjigjet, pa përgjigjet pushtetit të Sali Berishës deri më sot kanë hedhur në tavolinë të organeve kompetente të gjitha pistat e mundshme dhe po sipas verdiktit të tyre të gjitha nuk qëndrojnë. Aktualisht ka ngelur vetëm një pistë. Fatmir Xhindi është vrarë për arsye politike. Është pista politike sepse pas gjashtë muajsh nga vrasja e deputetit, Fatmir Xhindi, veprimet hetimore rezultojnë tërësisht të stopuara. Është politike sepse policia e shtetit dhe qëllimi iu është larguar detyrave të caktuara nga ligji për zbatimin dhe zbulimin e kësaj ngjarjeje”./tvklan.al