Qeveria ka vendosur të privatizojë aksionet shtetërore në kompaninë celulare AMC, ky vendim i këshillit të ministrave do të pasohet sipas kryeministrit nga privatizimi i të gjitha aksioneve publike që ka aktualisht shteti në të gjitha kompanitë përfshirë këtu Telekomin, INSIG-un dhe ARMO-n.
Sali Berisha: “Shitja e aksioneve të qeverisë që janë në AMC, duhet të shoqërohet me shitjen e aksioneve në mënyrë transparente në të gjitha sipërmarrjet ku ne jemi aksionerë. Ligji që përcakton në një masë të caktuar detyrimin shtetëror për të qenë aksioner është tejkaluar në kohë. Ka sektor ekonomik në këtë vend në të cilët sektori privat të mos jetë më i avancuar.”
Për Berishën zhvillimi i sektorit privat është i lidhur ngushtë me zhvillimin e vendit, por ky sektor nuk mund të jetë i pakontrollueshëm, pjesë e strategjisë së qeverisë për luftën kundër korrupsionit duhet të jenë dhe sipërmarrjet private sipas Berishës.
Sali Berisha: “Është shumë normale që qeveria të përqendrohet në të gjithë potencialin e saj në luftën kundër korrupsionit në sektorin publik, por është e pafalshme në qoftë se qeveria injoron korrupsionin në sektorin privat, sepse prej tij mund të vuaj konkurrenca, prej tij mund të viktimizohen qytetarët.”
Në vendim tjetër i marrë në mbledhjen e këshillit të ministrave është dhe ai për privatizimin e këshillit të transportit të dikastereve publike. Ligji i huazuar nga modelet evropiane do të eksperimentohet fillimisht në kryeministri dhe në rast se rezultatin i suksesshëm do të vendoset që shërbimi i transportit në të gjitha institucionet shtetërore të jetë privat./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
Operator: Metlin Kepi