Lajme Arkiva 2003
Pala greke bllokon lëvizjet e emigrantëve shqiptarë në kufij. Tashmë emigrantët mund të lëvizin në të dy anët e kufijve duke treguar vetëm pasaportën dhe kërkesën për rinovim të lejes së punës. Zëvendës ministri i jashtëm grek Andreas Loverdos që ndodhet në Shqipëri deklaroi:
Andreas Loverdos: “Qeveria greke ka marrë vendimin që të lejojë hyrjen dhe daljen e emigrantëve shqiptarë në Greqi vetëm duke treguar pasaportën dhe kërkesën e rinovimit të lejes së punës së tyre. Procedura do të mbarojë në tetor. Afro 50% e emigrantëve kanë marrë rinovimin e lejeve për të lëvizur. Në të ardhmen dy shtetet duhet të gjejnë mënyra për të realizuar lëvizjen e emigrantëve midis dy vendeve”.
Ai tha se bllokimi i emigrantëve në kufi gjatë këtij muaji ka qenë thjesht një problem teknik.
Andreas Loverdos: “Ne nuk bllokuam lëvizjen e emigrantëve. Për të gjithë punonjësit ne aplikojmë procedura të rivlerësimit të punës që çojnë në rinovimin e lejeve të qëndrimit, vendosëm afate ku punonjësit depozituan gjatë ditëve të fundit kërkesat duke krijuar probleme teknike për administratën”.
Zëvendës ministri i jashtëm tha se qeveria greke ka akorduar 500 mijë Euro për lehtësimin e disbursimit të kredisë greke për strehim , kjo kredi ju premtua shqiptarëve. Afro 5 vjet më parë pas rënies së firmave piramidale. Qëllimi i vizitës së Loverdos është projekti i rindërtimit të Ballakanit. Shqipëria përfiton në saj të këtij projekti 2.8 milionë Euro.
Arben Malaj: Është projekt i Konispol-Sarandë dhe pika kufitare e konispolit, do të përshpejtojmë procedurat për projektin Korçë -Pogradec dhe interkonjeksionin Podgoricë-Elbasan.
Zëvendësministri i jashtëm grek u takua edhe me homologun e tij shqiptar Luan Hajdaraga dhe me Ministren e Kulturës Arta Dade./tvklan.al