Nevojat për specialist në fushën e Hoteleri-Turizmit në Shqipëri mbeten të larta. Konstatim, i cili u theksua edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në shkollën e mesme profesionale Hoteleri-Turizëm, e orientuar me drejtim “Hoteleri-Turizëm” dhe “Teknologji-Ushqimore”.

Edi Rama: Ne na duhet që këta të rrinë në Shqipëri kështu që do të keni mundësinë që ta vendosni rrogën sa të doni ju ose pastaj të shkoni tek tjetri dhe tu thoni “Kjo është paga që kërkoj unë” si lojtarët e Champions Leagues dhe për hir të vërtetës, pagat në industrinë e turizmit janë rritur shumë dhe po rriten çdo muaj sepse kërkesa është shumë e lartë, nevoja është e jashtëzakonshme.”

Sipas Kryeministrit Rama, shërbimi me cilësi është një sfidë me të cilën po përballet sot industria e turizmit.

Edi Rama: Botëkuptimi i industrisë po ndryshon përditë sepse po kuptojmë përditë që në fund të ditës mund të kesh hotelin më të bukur të botës por në qoftë se nuk ke aty stafin që di të shërbejë…”

Shkolla e mesme profesionale Hoteleri-Turizëm, operon me kurrikula të certifikuara të EHL, shkollës së Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere, e cila tanimë do të përgatisë gjeneratën e re profesionistëve të biznesit të mikpritjes për Shqipërinë 2030.

Tv Klan