Qeveria do të prezantojë së shpejti një faqe të Shqipërisë transparente.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin që u zhvillua me praninë e ambasadorëve të akredituar në vend.

Ai u shpreh se aty do të bëhet transparencë për çdo para që prokurohet dhe shpenzohet në Shqipëri.

“Ne po përgatisim, dhe së shpejti do ta prezantojmë një faqe të Shqipërisë transparente. E cila do të jetë një risi për nga pikëpamja e hedhjes në dritë të të gjithë aktivitetit të çdo gjëje që ndodh dhe që bëhet dhe çdo qindarke që prokurohet apo shpenzohet në Republikën e Shqipërisë sa na takon ne si pushtet ekzekutiv. Jemi të vetëdijshëm që gjërat për tu bërë janë shumë”, tha Rama./tvklan.al