Shqipëria s’duhet të humbasë, ndaj zgjedhjet e 28 qershorit do të shënojnë fitoren historike të Partisë Socialiste. Kështu u shpreh lideri socialist Edi Rama, në mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Lushnje e Fier. Rama u kërkoi votën qytetarëve të Lushnjës, duke thënë se këto zgjedhje nuk janë një beteje mes socialisteve dhe demokrateve, por beteja e hapur e një Shqipërie qe donë t’i japë fund gjunjëzimit nga varfëria, papunësia dhe korrupsioni, siç u shpreh ai. 

Edi Rama: “Kjo është beteja e familjeve që nuk kanë punë. Kjo është beteja e Shqipërisë së gjunjëzuar nga varfëria. Kjo është beteja e Shqipërisë së gjunjëzuar nga varfëria, kjo është beteja e Shqipërisë së të sfilitur  nga papunësia, kjo është beteja e Shqipërisë së kërcënuar nga alfabetizmi. Kjo është beteja e Shqipërisë së gërryer nga korrupsioni, kjo është beteja e Shqipërisë së goditur nga dhuna. Ne do të fitojmë se më Shqipëria nuk mund të humbas”.

Ndërsa në Fier, Rama u ndal serish tek garantimi i votës. Ai i garantoi punonjësit e administratës publike se askush nuk do të mund t’u cenojë vendin e punës për shkak të preferencave të tyre politike.

Edi Rama: “U them të gjithë mësuesve e mësuesve të qytetit të Fierit dhe të gjithë rrethit Fier. Në 28 qershor lëshoni pa frikë në kuti dhe votoni për PS-në, sepse duke votuar për PS-në ju do t’i jepni fund njëherë e mirë epokës së mësuesve dhe nxënësve të përdorur si kope për mitingjet e partisë në pushtet. Dhe unë garantoj solemnisht çdo mësues e mësuese të Fierit e gjithë Shqipërisë së pas 28 qershorit mësuesi, mjeku, polici dhe nënpunësi i shtetit do jenë simbole të pa prekshme dhe do të jenë fytyra e shtetit të ri të fëmijëve tanë, e shtetit të ri të qytetarëve tanë, e shtetit të ri e të gjithë të moshuarve tanë, e shtetit të ri të Shqipërisë si gjithë Europa”.

Kryetari i PS-së, ka garantuar se verdiktin e popullit shqiptar më 28 Qershor nuk mund ta cenojë askush.

Edi Rama: “Fati i kësaj beteje nuk ndërrohen me dhunë, nuk ndërrohen me lekë, nuk ndërrohen me vjedhje. Fati i kësaj beteje është shkruar në zemrën e një populli tërë, në zemrën e këtij populli, as nuk mund të ndërrohen, as nuk mund të blihen, as nuk mund të vilen”./tvklan.alGazetare: Irma Toptani