“BE të integrojë pa vonesë Ballkanin Perëndimor“
Pavarësisht se deklarohet optimist ekstremist, Edi Rama ku bëhet fjalë për një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duke i dorëzuar, madje dhe 2030 e vendosur nga presidenti i Këshillit Europian nuk i duket një afat realist për anëtarësimin e rajonit tonë. I ftuar të jetë pjesë e një paneli ku flitet për gjeopolitikën në forumin ‘Berlin Global Dialog’ Rama bën ironi me ecurinë e ngadaltë të procesit të zgjerimit.
“Ndonjëherë, ashtu siç e thotë një miku im, na duket sikur duke qenë të duruar për shkak të historisë sonë traumatike e duke parë BE si psikolog, shohim që edhe psikologu është i traumatizuar dhe kjo është e vështirë sepse e gjejmë ndonjëherë veten duke ndihmuar psikologun. Nuk di të them për data apo për afate sepse nuk jam i sigurtë që BE ka kapacitetin për të vendosur një afat dhe për ta respektuar më pas, sepse të gjithë mund të jenë dakord kur vendoset afati, por kur vjen fjala për ta respektuar këtë afat, dikush mund të mos jetë dakord kështu që trauma kthehet”.
Rama beson se agresioni rus e ka bërë unionin më të vëmendshëm për pjesën e Europës që quhet Ballkani Perëndimor. Ai flet për ndikimin e madh që ka Rusia në këtë rajon, por 100 përqind i sigurt se në Shqipëri nuk gjen aspak terren të përshtashëm.
“Edhe pse ka pasur një histori që i ka mësuar shumë lidhur me lojtarët e mëdhenj, edhe kur të tjerët ose nuk i njihnin ata, si Kina apo si Rusia, Shqipëria është tërësisht 100% drejtuar për nga komuniteti euroatlantik, por në vendet e tjera kemi më shumë prani ruse, më shumë ndikim rus dhe kjo duhet zbutur plotësisht, duke integruar më shumë Ballkanin Perëndimor në BE”.
Perkrah ne panel me Katerina Rajshenje figurë e njohur politike gjermane, diskutimi ndalet dhe tek përfaqësimi i Ramës në drejtimin e Këshillit të Sigurimit.
“Dua që t’ju falënderoj për përgjigjen tuaj kurajoze dhe të jashtëzakonshme ndaj Rusisë në Këshillin e Sigurimit javës së kaluar. Humori juaj i mprehtë ishte diçka që vërtetë funksionoi mirë, për mua ishit njeriu i ditës!’, tha ajo
“E dini? Në qoftë se nuk keni armatime të rënda, duhet të kesh të paktën humor dhe saktësisht kështu, kjo është diçka që rusët nuk e kanë! Sepse pa asnjë armatim, pa humor, atëherë ke marrë fund!”, u përgjigj Rama.
Ekonomia, sezoni i suksesshëm turistik i këtij viti dhe politikat e qeverisë së tij për energjinë e rinovueshme.
“Kemi ndërmarrë një proces mjaft tërësor diversifikimi. Po ndërtojmë dy parqet më të mëdha fotovoltaike të rajonit. Tanimë po hyjmë edhe në energjinë e erës. Bazuar në planin tonë, dhe po kështu me një pjesë të gazit të lëngët natyror dhe disa transformimeve që po ndërmarrim në këtë drejtim, Kemi qenë të vetëm, por planifikojmë që të jemi eksportues neto të energjisë brenda 2030. duke i shtuar kësaj kemi dhe zbulimin potencial të jashtëzakonshëm që po presim nga SHELL-i, për një burim të jashtëzakonshëm brenda tokës për naftë dhe gaz”.
Drejtuesi i panelit ishte jo pak i interesuar dhe për të shkuarën prej sportisti dhe artisti të kryeministrit shqiptar.
Tv Klan