Edi Rama po jep shembullin politikës së tij përtej çdo ngjyrimi politik. Kjo është materializuar me pagëzimin e shkollës së re 9-vjeçare me emrin At Zef Pllumi, një nga figurave më të njohura në radhët e të presekutuarve politik nga regjimi komunist. Kjo shkollë me standarde europiane është ndërtuar në zonën pranë Kopshtit Botanik. Në të do të mësojnë 650 nxënë.
Edi Rama: “Ky është vendi ky ju do të vini për t’u bërë të ditur e të gatshëm që të realizoni ëndrrat tuaja dhe këto ëndrra mund të realizohen vetëm në lirinë për të cilën jetoi dhe shkroi At Zef Pllumi, prandaj të gjithë së bashku si qytetar dhe qytetare të Tiranës, ne jemi sot krenar që një shkollë e këtij qyteti që është shkolla juaj mban këtë emër të madh.”
Së bashku me kreun e bashkisë në inaugurimin e kësaj shkolle të re dhe në pagëzimin me emrin At Zef Pllumi, ishte edhe analisti Ardian Klosi, i cili foli para fëmijëve për jetën e klerikut.
Ardian Klosi: “Pati një jetë shumë të vështirë, shumë të rëndë sepse e arrestuan e burgosën, kaloi më shumë se 20 vjet te jetës së tij në burgjet komuniste. Qysh se u shemb regjimi komunist e deri në ditët e fundit të jetës Patër Zefi ja kushtoi ato orë që i kishte, ato ditë që i kishin mbetur shkrimeve të tij dhe ju e keni dhe këtu tek shkolla moton e tij, fjalinë e tij të famshme “Rrno vetëm për me tregue”.”
Godina katërkatëshe e shkollës shkolla 9-vjeçare, ka një kapacitet për 900 nxënës. Ajo ka 26 klasa, 11 laboratorë e kabinete si dhe palestër, bibliotekë për të cilën bashkia dhuroi 800 libra të zhanreve të ndryshme./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Ben Haxhiaj