Edi Rama: “Dje në sytë e të gjithë shqiptarëve e shqiptareve, u kurorëzua një maskaradë zgjedhore, e cila ka në themelin e saj krimin elektoral dhe ka për detyrë të saj pazarin e hershëm dhe të paralajmëruar prej nesh të Sali Berishës me Ilir Metën, i cili besoj kreu veprën më shembullore të mashtrimit publik, duke marrë 83 mijë vota në emër të çlirimit të shqiptarëve nga Sali Berisha dhe duke i përdorur ato vota për tu ulur në prehrin e Sali Berishës. Ne nuk luftuam për zgjedhje më të mira se në të kaluarën, por për t’i dhënë fund asaj vazhde të shëmtuar zgjedhjesh të kërcënuara, të trysnuara, të abuzuara dhe për tu dhënë shqiptarëve e Shqipërisë dinjitetin dhe lirinë që buron nga dinjiteti dhe liria e zgjedhjeve. Zgjedhjet e 28 qershorit nuk patën as dinjitet dhe as liri dhe ne nuk mund të pajtohemi me këtë realitet dhe nuk mund të lejojmë që në një realitet të tillë të marrë fund çdo shpresë tek zgjedhjet, tek liria dhe tek fuqia e votës.”/tvklan.al