Edi Rama: “Patëm një debat lidhur me fillimin e sesionit të parë të legjislaturës dhe lidhur me përcaktimin e qëndrimit të Partisë Socialiste, të grupit të saj parlamentar, për një parlament të cilin, rezoluta e kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste e konsideron me legjitimitet thellësisht të cunguar. Qysh prej këtij përcaktimi, është e qartë që marrëdhëniet me parlamentin nuk mund të jenë marrëdhënie të pakushtëzuara, pra Partia Socialiste, grupi i saj parlamentar nuk mund të jenë pjesë e jetës parlamentare njësoj si do të ndodhte në rast se ky parlament do të ishte shprehje e vullnetit sovran të popullit dhe jo e deformimit të këtij vullneti përmes një farse zgjedhore si ajo që sapo ka mbaruar po që ende vazhdon në kurriz të njerëzve që përndiqen në kuptimin e plotë të fjalës për shkak se kanë marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste, për shkak se janë angazhuar me opozitën dhe largohen nga vendet e punës ditë për ditë. Grupet anëtare të Partisë Socialiste nesër do të vendosë sepse është ai grup që ka fjalën e fundit, por sot kryesia vendosi që t’i përcjelli grupit propozimin për një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, par Partia Socialiste do të jetë pjesë e këtij parlamenti pasi shumica e tij me një mandat  politikisht jo legjitim të konsiderojë dhe të plotësojë kushtet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me gjithë kuadrin e demokracisë dhe të garës demokratike në vendin tonë. Ne nuk mund të pajtohemi më me zgjedhje pak më të mira se të tjerat po plot me probleme. Domethënë i sëmuri është pak më mirë, po vazhdon të jetë i sëmurë sepse morëm përsipër nisma shumë të mëdha. Morëm përsipër edhe kosto politike të caktuara duke u bërë pjesë e një sërë reformash që i dhanë vendit anëtarësimin në NATO dhe e futëm vendin në një rrugë të re dhe nuk e bëmë për tu gjendur në qorrsokakun e vjetër të zgjedhjeve që i bëjnë qytetarët dhe pastaj i vendos pushteti i bërë njësh me shtetin falë një makinerie elektorale të kthyer tërësisht në një makineri të njehsuar me të gjithë fuqinë abuzive të shtetit.”

Gazetarja: “Na thuaj disa nga kushtet zoti Rama?”

Edi Rama: “Sot u diskutua në parim për atë që do ët jetë një paketë kushtesh, nesër grupi parlamentar do të diskojë më në detaje dhe padyshim këto do t’i bëhen të njohura publikut në momentet e duhura…”/tvklan.al