Edi Rama: “Për dy ditë me radhë Patia Socialiste kërkoi publikisht zbardhjen e asaj se çfarë ka ndodhur brenda në tunelin Kalimashit ku nuk lejohen të hyjnë mediat. Qeveria u mjaftua me një deklaratë aspak transparente që megjithatë pranon se ka një shembull. Edhe pse njeri tjetër që duhet thirrur në prokurori për të dhënë llogari për menaxhimin skandaloz të këtij investimi madhor ë popullit shqiptar, pra ministri i Transporteve e quan shembjen në veprën më të madhe e më delikate republike të vendit një normalitet në punë e sipër. Kjo vepër e pazakonshme për nga rëndësia dhe volumi i saj, për ndërtimin e së cilës janë angazhuar jashtë çdo lloj parashikimi rreth 1 miliard euro të taksapaguesve shqiptar. U themelua mbi korrupsionin më të madh shtetëror të të gjithë viteve të tranzicionit dhe sot ka pësuar një shembje, një dëm të pa tolerueshëm, pikërisht për shkak të korrupsionit dhe të papërgjegjshmërisë politike në konceptimin dhe administrimin e saj.”/tvklan.al