Pas Shkodrës edhe baza socialiste e Lushnjës ngarkon me përgjegjësi direkte kryetarin Rama për humbjen në zgjedhjet e 28 Qershorit.

Kryetari i kësaj dege, Leonard Gogu, shkon edhe më tej duke bërë përgjegjës Ramën edhe për përçarjen e të majtës.

E ndaj thotë ai Rama duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë pa të drejtën e rikandidimit me qëllim që ta lërë PS-n të marrë frymë dhe të majtën që të riorganizohet.

Leonard Gogu: “Fakti që Edi Rama, nuk arriti të bashkonte të majtën, nuk arriti ta çonte PS-n në pushtet flet shumë dhe nuk është ndonjë vështirësi dhe çudi e madhe, ai duhet të japi dorëheqjen. Duhet të japi me strukturë dorëheqjen, bile do të jetë në vlerat e tij morale që ai nuk duhet të kandidoj më. Kryetar i mirë partie duhet të gjinde në çdo kusht rrugë dhe mundësi ta bashkonte të majtën. Vijnë zgjedhjet e pushtetit vendorë për 1 vit, e majta është e coptuar në ….”.

Kryesocialisti i Lushnjës, qytet ku e majta mori 2 deputet në zgjedhjet 28 qershorit. Nuk e fsheh zhgënjimin e socialistëve të kësaj dege në lidhje me drejtimin e partisë nga Rama e duke u nisur nga kjo ai e sheh si të nxituar dhe mbështetjen e dhënë kryetarit në zgjedhjen e tij në vitin 2005, pasi sipas tij Rama gaboj duke shkelur parimet bazë e personalizoi partinë dhe dështoi në përmbushjen e premtimeve.

Leonard Gogu: “Mendoj që gabimi më i madh i Edi Ramës këtu ishte, sepse ai gradualisht u sëmurë nga …, nga vetë kënaqësia. Menduam që ky kryetar do të na binte njësinë duke i mëshuar shumë parimit të një anëtar, një vote dhe më pas mund të përdor me të vërtetë fjalën uzurpim i PS-së, ky kryetar në parime e shkeli me këmbë kultin e vet të individit dhe solli me vlera ndryshime të një pas njëshme që ai mund të sillte, por kjo nuk rezultoi e tillë”.

Gogu kritikon edhe qëndrimet e lidershipit ndaj procesit zgjedhor duke sqaruar se votat janë numëruar dhe proces verbalet janë firmosuri edhe nga komisionerët socialist.

Leonard Gogu: “Ai mendon, ndoshta mendon se mund të ketë diçka në kokë, kutitë po të rinumërohen por ato janë me procese verbale të firmosura. Atje kanë qenë dhe njerëzit tanë në komisione dhe nuk ma merr mendja të jetë kjo lloj ndryshimi të madh ën numrat në parlament”.

Duke i parë si të domosdoshme zgjedhjet e reja në parti, kreu i bazës socialiste të Lushnjës thotë se në PS ka mjaft emra të tjerë të cilët mund ta drejtojnë atë në mënyrë dinjitoze duke njohur parimin e votës dhe duke punuar për të mirën e saj dhe gjithë të majtës.

Leonard Gogu: “PS do patjetër zgjedhje të reja. Kjo ngja të nxjerr një lider tjetër e cila ta sjelli PS-n në vlerat e saj, ta sjelli në organizimin e strukturave të PS-së si më parë, në bazë rrethesh me kryetar partie, t’i njihet parimi i kandidimit brenda alternativave, brenda gjendje të partisë, me parimin e votës dhe jo pa votë fare e përfundojë Edi Rama. PS e Shqipërisë ka shumë vlera dhe burime njerëzore, ka shumë element të rinj … brenda asamblesë po dhe jashtë krahëve të tyre të PS-së, të cilët mund ta drejtojnë në mënyrë më dinjitoze”.

Intensifikimi i zërave në bazën e PS-së për largimin e Ramës, vjen pas qëndrimeve të njëjta të mbajtura nga disa anëtarë të kryesisë që i kërkojnë atij të pranoj humbjen dhe të respektoj statutin i cili shpreh qartë se mandati i kryetarit ndërpritet nëse partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme./tvklan.al