Braktisja e shkollës dhe problemet e arsimit në zonat e thella kanë qenë në fokus të takimit që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka zhvilluar me arsimtarë të qytetit të Burrelit. Sipas Ramës politikat e qeverisë për arsimin e kanë kthyer Shqipërinë në vitet e hershme të analfabetizmit.

Edi Rama: “10% analfabetizëm thonë statistikat zyrtare, po kush vallë e ka matur analfabetizmin dhe si e ka matur, me çfarë testi. Gjëja e parë që do të bëjmë në qeverinë tonë do të jetë, ta bëjmë këtë test dhe ta shohim në sy këtë të vërtetë të dhimbshme për të kuptuar se sa e rëndë është barra që të gjithë sëbashku duhet ët marrim përsipër të heqim nga supet e së ardhmes duke e hequr nga supet e fëmijëve tanë sot.”

Kryetari socialist u shpreh se me ardhjen e së majës në pushtet aksioni i parë do të ketë frenimi i braktisjes së shkollës.

Edi Rama: “Ne nuk mund të pajtohemi me një Shqipëri që nuk i çon dot fëmijët në shkollë sepse në qoftë se ne pajtohemi me këtë Shqipëri, ne jemi pajtuar njëherë e mirë me dështimin dhe u kemi lënë fëmijëve tanë një herë e mirë një të ardhme pa asnjë siguri dhe pa asnjë mirëqenie.”

Rama nënvizoi në këtë takim se programi i qeverisë socialiste do i japë zgjidhje problemeve të shumta që ka arsimi në të gjithë vendin./tvklan.al

Gazetar: Neki Feta