Në turin e tij paraelektoral kreu i selisë rozë Edi Rama pati disa takime banorë të Novoselës në qarkun e Vlorës. Gjatë fjalës së tij kryetari Partisë Socialiste Rama u ndal në disa nga pikat të cilat shqetësojnë sektorin e bujqësisë si dhe në heqjen e akcizës së naftës për fermerët.
Edi Rama: “Do të ulim edhe koston tërësore të prodhimit, duke nxitur përmes mbështetjes financiare rritjen e njësive të prodhimit dhe njëkohësisht duke nxitur me politika të reja edhe përmirësimin e teknologjive të prodhimit.”
Kreu i PS-së ka shpërndarë personalisht disa karta anëtarësie për komunitetin rom në një zonë të Novoselës./tvklan.al