Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar turin e konferencave për bujqësi në Qarkun e Elbasanit. Në takimin me ekspertë të bujqësisë në këtë qark, kreu u opozitës ka vënë theksin tek gjendja e mjeruar e fshatit dhe familjeve që jetojnë me tokën në Shqipëri.
Edi Rama: “Shifrat dhe faktet janë të pafundme për të ilustruar gjendjen e mjerë të bujqësisë dje gjendjen e mjerë të fshatit shqiptar në tërësi dhe kjo është një faqe e zezë e politikës së vjetër të 17 vjetëve dhe e vetë Shqipërisë për fat të keq.”
Një reformë e thellë në bujqësi dhe blegtori është e domosdoshme ka theksuar Rama, duke e vlerësuar, si alternativën e vetme për të dalë nga kjo gjendje.
Edi Rama: “Për ne është jetike që të transformojmë politikë bërjen në Shqipëri dhe të transformojmë marrëdhëniet mes qeverisjes dhe fshatit, duke vendosur në qendër të vëmendjes fshatin, prodhimin mirëqenien në fshat pa të cilën nuk ka qetësi, zhvillim dhe mirëqenie.”
Rama ka shprehur bindjen se i gjithë ky dialogim në të gjithë vendin do të ngrihet mbi një program të ri, me një përqasje të re për zhvillim rural./tvklan.al
Gazetar: Fatos Salliu