Ballkani përbën kërcënimin më të madh të sigurisë për Europën. Paralajmërimi vjen nga Drejtori i Inteligjencës Amerikane Dennis Blair, i cili të enjten prezantoi raportin vjetor para kongresit. Në këtë raport shkruhet se sfida kryesore e Europës do të jetë statusi i pa zgjidhur politik i minoritetit serb në Kosovë dhe mosmarrëveshjet për ndarjen e pushtetit në Bosnje-Hercegovinë.
Ngjarjet në Ballkan sërish do të ndikojnë në Eruopës për këtë vit thellohet në raport, pavarësisht zhvillimeve pozitive të vitit të shkuar që përfshin shpalljen paqësore të Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, fitoren e forcave pro perëndimore në Beograd dhe ftesën për anëtarësim në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë.
Deri më Tani sqaron Blair 22 nga 27 vende të BE-së e kanë njohur Kosovën shtet, por Serbia nuk e pranon atë duke mbështetur hapur institucionet paralele të serbëve të Kosovës. Beogradi ka përdorur masa ligjore dhe politike për të sfiduar dhe minuar sovranitetin e Prishtinës dhe për të limitizuar mandatin e misionit EULEX që ka si qëllim ndërtimin e një force multi etnike të drejtësisë, policisë dhe doganave./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle