Lajme Arkiva 2004

8000 femra shqiptare të moshës nga 18-28 vjeç trafikohen nëpër rrugët e Evropës. Kjo shifër e bërë publike nga Ministria e Rendit Publik, është prezantuar gjatë një konference për shtyp nga përfaqësues të qendrës për popullsi dhe zhvillim dhe qendrës mesdhetare për studime mbi gratë.

Këto dy qendra të mbështetura financiarisht nga Ministria e Jashtme greke po zbatohet një projekt i cili fokusohet mbi problemet e grave dhe vajzave shqiptare.

Valentina Leskaj: Ka një varfëri në lidhje me të dhënat mbi trafikun që lidhet edhe me vetë karakterin e problemit që është humb delikat dhe që e vështirëson mbledhjen e të dhënave. Kjo ka bërë që shpesh, dëshiroj ta them që në fillim të ketë jo vetëm konfuzion, por ndoshta edhe abuzivitet lidhur me të dhënat.

Projekti i cili do  të zgjasë 15 muaj ka një kontribut përkrah përpjekjeve institucionale të qeverisë shqiptare për ndalimin e trafikut të grave dhe vajzave./tvklan.al