Kryeministri Hashim Thaçi, nuk merr përgjegjësinë si shef. Ai sot e ka gjuajtur gurin tek 3 veta, sepse ai nuk e ka fajin pse spati parakalim të Forcës së Sigurisë së Kosovës vit më parë.

Hashim Thaçi: “Edhe komandanti i forcës së sigurisë, zoti Sulejman Selimi edhe Ministri i Mbrojtjes Mujota edhe Komandanti i Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës, presidenti Sejdiu do të deklarohen rreth kësaj çështje”.

Dje vonë Bekim Jashari, në emër të familjes së Adem Jasharit, u shpreh i zhgënjyer me organizimin e epopesë së UÇK-së. Xhylnaze Sylaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, solidarizohet me revoltën e nipit të komandantit Adem Jashari, Bekimit. Ndërsa opozita thotë se Hashim Thaçi, pretendon të jetë zot shtëpie andaj sipas saj kryeministri Thaçi nuk duhet t’ia hedh fajin të tjerëve.

Xhylnaze Sylaj: “I ka takuar në të vërtetë ministrit dhe kryeministrit nën patronatin e të cili është bërë organizimi që të kujdeset, që FSK-ja të parakaloj”.

Aktivisti i Lëvizjes vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se në këtë përvjetor të rënies së komandantit Adem Jashari, askush nuk ka bere nderime për të më përjashtim të nipit të tij Bekim Jasharit.

Glauk Konjufca: “I vetmi i cili dje e ka nderuar Adem Jasharin, është nipi i tij Bekimi”.

Reagimi i Bekim Jasharit, shkaktoi hapjen e çështjes shumë delikate asaj të marrëdhënieve ndërmjet qeverisë dhe kësaj familjeje. Mirëpo kreu i qeverisë nuk deshi të flet për këtë punë./tvklan.al