Të huajt përbëjnë numrin më të lartë të të interesuarve për historinë e qytetit të Lezhës. Më i lakmuari nga turistët është Memoriali i Skënderbeut, i cili këtë vit është vizituar nga 24 mijë persona, nga të cilët 60 përqind ose mbi 14 mijë e tyre kanë qenë të huaj.

Bumi më i madh i turistëve që vizituan Lezhën dhe në veçanti Memoralin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut u shënua gjatë muajve Shtator-Tetor.

Sipas, Paulin Zefit, përgjegjësit të trashëgimisë kulturore në Lezhë, kjo përbën një shifër rekord, që nga koha kur u ngrit Memoriali i Gjergj Kastriotit.

Në interes të të huajve mbeten edhe objektet e kultit dhe kalaja mesjetare e Lezhës. Vitet e fundit Lezha është kthyer në një atraksion turistik, duke e kthye atë në turizëm gjithëvjetor.

Tv Klan