Nata e ndërrimit të viteve u festua me fishekzjarre dhe koncerte edhe në qytetet e tjera të vendit.

Në kryeqendrën e veriut, në Shkodër bashkia kishte organizuar aktivitete të shumta, të cilat sollën gëzim në natën e ndërrimit të viteve

Në qendër të Lezhës dhjetëra të rinj, iu bashkuan festës së fishekzjarrëve.

Temperaturat e ulëta nuk ndalën as qytetarët e Dibrës të festojnë në shesh ardhjen e 2025.

E bukur ishte edhe atmosfera e pritjes së Vitit të Ri edhe në Elbasan.

Këto janë pamjet mbresëlënëse nga Korça, e cila priti bukur këtë fillim viti.

Të shumtë ishin qytetarët që ndoqën spektaklin në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit.

Në Fier të rinjtë iu bashkuan festës së organizuar nga bashkia.

Atmosferë fantastike u krijua edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, ku edhe të vegjlit gëzuan deri në orët e vona.

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha shprehu ambiciet për vitin 2005, teksa uroi qytetarët e tij.

Fishekzjarret ndriçuan edhe qiellin mbi detin e Sarandës.

Klan News