Trofe në çdo 19 ndeshje
Me trofeun e fundit, atë të Superkupës së Spanjës në derbi me Atletico Madrid, Zinedine Zidane u shndërrua në trajneri më të suksesshëm në historinë e futbollit. Numri i trofeve në krahasim me ndeshjet që ka drejtuar e bën francezin teknikun me efektiv.
Për Zidane, ky ishte trofeu i 10 që ka me Reali Madrid duke drejtuar në vetëm 187 ndeshje ekipin. Raporti është një trofe për çdo 19 ndeshje.
Los Blancos mposhtën me penallti Atleticon e Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, teksa trajneri francezi nuk ka gabuar asnjëherë në finale. Ai ka fituar 9 tituj nga 9 finale në të cilat ka marrë pjesë. Ky është një tjetër rekord në futbollin spanjoll, duke kaluar atë që mbahej nga Guardiola, i cili kishte fituar 8 nga 9 duke drejtuar Barcelonën.
Kulmi i sukseseve të Zinedine Zidane mbetet fitimi i 3 herë radhazi i Champions League.
Tv Klan