Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rëshqitje dherash e gurësh.

Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi dherash. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.

Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese. /tvklan.al