Restaurimi i objekteve monument kulture në qendrën historike të Gjirokastrës në vitin 2009 do të bëhet sipas kalendarit përgatitur nga UNESCO dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës.
Ky fakt u bë publik në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Kulturës. Sipas specialistëve qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është ruajtja e autencitetit të Gjirokastrës, për ta kthyer këtë qytet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor.
“Këto investime mund të themi me siguri që kanë arritur të kthejnë shpresën dhe besimin tek qytetarët gjirokastritë duke e kthyer qytetin gjatë vitit 2008 në një destinacion të rëndësishëm turistik. Zyra e administrimit dhe koordinimit të Gjirokastrës ka përllogaritur afërsisht 20 mijë turistë. Kanë prekur Gjirokastrën më shumë se 10 mijë prej tyre vetëm kalanë.”
Vetëm në periudhën 2007-2008 nga buxheti i shtetit janë dhënë për qytetin e Gjirokastrës më shumë se 60 milion lekë, ndërsa për vitin 2009 janë planifikuar 43 milion lekë.
Këto investime do të kryhen në qendrën historike të qytetit në kala, punime në pazarin karakteristik si dhe restaurime në të paktën katër banesa të tjera./tvklan.al