Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg biznesmenin Rezart Taçi, duke refuzuar shumën prej 100 mijë eurosh, si garanci pasurore të ofruar prej tij.
Taçi është paraqitur në mesdite në gjykatën e faktit për tu njohur me masën e sigurisë e vendosur në mungese të tij dy ditë më parë.
Kamerat në këtë séance ndryshe nga ajo e vlerësimit të masës ndaj truprojave të tij është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Mësohet se Taçi i ka refuzuar akuzat për dhunim të botuesit Mero Baze dhe i ka cilësuar ato si një sulm ndaj biznesit të tij.
Avokati i mbrojtjes, Maks Haxhia, ka deklaruar se do ta apeloje vendimin. Po kështu, ai ka bërë edhe një kallëzim penal ndaj botuesit, për shpifje.
Biznesmeni dhe dy truprojat e tij me të njëjtën mase arrest me burg, rrezikojnë dënimin nga gjobe deri në 3 vjet burgim.
Rezart Taçi u vetëdorëzua në polici pasditen e së enjtes. Deri në një vendim të dyte të gjykatës së Apelit, Taçi do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani