Erisa Zykaj: “Rezoluta e KiE i thotë në mënyrë të qartë ‘Jo bojkotit në Shqipëri’. KiE ofron dhe një zgjidhje tjetër të dërgojë një delegacion në Shqipëri për të zgjidhur këtë çështje.”
Ilir Rusmajli: “Unë besoj se sot Asambleja Parlamentare ka miratuar një dokument shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, sepse Asambleja Parlamentare me vullnet të plotë, me diskutimet, por edhe me tekstin e rezolutës dhe rekomandimit i ka thënë Jo të prerë bojkotit të institucioneve në Shqipëri. Sigurisht që mund të flasim shumë për konfirmimin e rezultatit të zgjedhjeve, por gjëja më e rëndësishme është që mesazhi që vjen nga Asambleja Parlamentare është jo bojkotit dhe pro dialogut politik. Por Asambleja Parlamentare ka bërë dhe një gjë më shumë për ta nxitur dialogun politik. Asambleja parlamentare ka thënë që çdo lloj kërkese që mund të bëhet për komisionet hetimore duhet t’i nënshtrohet rregullave të vendit, kushtetues së ligjit dhe në mënyrë të veçantë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Është pikërisht ajo që prej muajsh ne i kemi thënë partnerëve tanë të PS, i kemi thënë jemi dakord që të ketë komision hetimor për zgjedhjet në Shqipëri, por jemi dakord që ky të mos bëhet me marrëveshje nën tavolinë, por të bëhet me kushtetutë me ligjin për komisionet hetimore dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sot këtë gjë e tha dhe Asambleja Parlamentare dhe unë për këtë jam shumë i kënaqur.”
David Wilshire: “Rezoluta do të thotë që ne jemi shumë të shqetësuar për cenimin e demokracisë në Shqipëri për shkak të bojkotit, sepse bojkoti duhet të marrë fund. Të 47 shtetet anëtare të KiE kanë nënshkruar se ata besojnë në demokraci dhe demokracia bëhet në parlament.”/tvklan.al