Sot u rikthye ora diellore. Pas mesnatës akrepat u zhvendosën 60 minuta pas. Ndryshimi ndodhi në orën 3:00 të natës për t’u ripozicionuar në orën 2:00.
Kështu mbrëmjet vijnë më herët pasi errësohet më shpejt. Të gjitha pajisjet dixhitale janë përditësuar në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge.
Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit Mars 2025. Në Europë ka pasur diskutime për aplikimin e vetëm një orë përgjatë gjithë vitit, por deri tani pa rezultat./tvklan.al