Policia e Durrësit ka arrestuar Bahrije Gjunin, gjyshen që rrëmbeu nipin për 1 javë. Ajo është nën akuzë për rrëmbim personi.
Gjyshja e dorëzoi vetë 3-vjeçarin sot në polici pasi e mbajti 1 javë. 3-vjeçari tashmë është me nënën e tij.
Bahrije Gjuni e mori nipin 3-vjeçar pas vdekjes së djalit të saj.
Gjyshja ishte shpallur në kërkim së bashku me vëllain e saj, pasi dyshohet se kishin marrë 3-vjeçarin dhe e mbanin të fshehur.
Dyshohet se ata ndodheshin në Tiranë. Më herët policia ka arrestuar gjyshin e fëmijës dhe kunatin.
/tvklan.al