Për të rrëfyer ngjarjet e 27 viteve më parë, të rrëzimit të shtatores së ish diktatorit Enver Hoxha dhe krijimit të Partisë Demokratike që një nga kërkesat e asaj kohe kishte përballjen me kultin e ish udhëheqësit komunist, në konferencën “Ju flet radio..” ndër referuesit kryesorë dhe dëshmitarë i kohës ishte ish kryeministri Sali Berisha.
Atë ditë e kujton kështu:
“E kam menduar 1000 herë, s’mund ta krahasosh me asgjë tjetër vetëm një forcë njerëzore nukleare.”
Ish kryeministri renditi me fakte përpjekjen e Partisë Demokratike për të vendosur demokracinë përballë pushtetit të egër të Ramiz Alisë i cili nxori një dekret për zhdukjen e saj.
“
Donte të përsëriste Tiananmenin, manipuluan njerëzit dhe i vërsulën drejt bllokut, pasi e kishte zbrazur bllokun. Nexhmien e kishte dërguar në Dajt. Këta të tjerët, përfshi edhe Edi Ramën, në bunkerin që ndërtoi për Enver Hoxhën, në Zall Herr.
”
Edhe pas më shumë se dy dekadash të rrëzimit të diktaturës komuniste, ish kryeministri thotë:
“Komunizmi ka ra, por e vërteta është që kjo periudhë dëshmon qartësisht se mbetjet e tij janë supertoksike.”
Zhvillimet e 1991 erdhën përmes kujtimeve të gazetarëve që punonin për agjencitë më të rëndësishme të huaja në atë kohë nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu. Një nga dy të huajt që u gjenden në Tiranë ishte edhe Franz Gustincich, gazetar i pavarur nga Italia.
Në “Ju flet Radio” zhvilluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe fondacioni “Konrad Adenauer” u fol edhe për qasjen që duhet të ketë shteti ndaj historisë së komunizmit.
Tv Klan