Që pas hapjes së saj për vizitorët në pranverën e vitit 2023, Piramida e Tiranës është kthyer në një nga pikat më të vizituara të kryeqytetit sidomos nga të huajt. Fluksi i vizitorëve 6 muajt e fundit është shtuar me mbi 100% sipas Info Point Tirana.
Anxhi Xhuli, përfaqësuese e “Info Point Tirana”: Krahasuar me 6 mujorin e fundit këtë 6 mujor është shtuar me 106%. Një nga atraksionet kryesore është edhe Piramida, duke qenë se është rijetëzuar vitin e fundit. Një gjë që i tërheq turistët është historia dhe fakti që ka qenë muzeu i një diktatori. Së fundmi është një qendër e madhe rinore dhe fokusin e ka sigurisht te arsimimi digjital dhe fusha e teknologjisë e informacionit.
Turistët më të shumtë që vizitojnë Piramidën e Tiranës janë nga vende të ndryshme të Europës dhe mbi të gjitha përveç historisë së saj, panorama që ofron ajo është e mrekullueshme.
Anxhi Xhuli, përfaqësuese e “Info Point Tirana”: Shumica e turistëve janë nga Franca, Spanja dhe Gjermania. Tjetër është edhe pamja fakti që ato mund të shkojnë aty dhe mund të shijojnë pamjen e kryeqytetit të Tiranës dhe e shijojnë më së miri sidomos të rinjtë.
Ndërsa vizitorët e shumtë e konsiderojnë Piramidën e Tiranës, si një zonë që duhet vizituar me patjetër.
Turistja austriake: Hera e parë në Shqipëri.
Pyetje: E vizituat Piramidën?
Turistja austriake: Po pak minuta më parë.
Pyetje: U befasuat nga Infrastruktura e saj?
Turistja austriake: Po jam shumë e surprizuar. Është shumë bukur këtu dhe Piramida është një pikë turistike këtu në Tiranë.
“Është një vend shumë special dhe unik. Kjo është hera e dytë në Shqipëri, dhe hera e parë në Tiranë. Kam vizituar Sarandën, Ksamilin, Durrësin, Vlorën dhe tani Tiranën,” tha një turist polak.
Struktura 21 metra e lartë e Piramidës, dikur simbolizonte regjimin e egër të Enver Hoxhës që ishte deri në vitin 1990, por tashmë ndërtesa e rikonceptuar shërben si një ‘magnet’ për turistët e shumtë.
Klan News