Ka shkuar në 7 bilanci zyrtar i viktimave të shkaktuara nga orteku që goditi hotelin në rrethinat e Peskarës. Forcat zjarrfikëse nxorën këtë të hënë nga rrënojat trupin e pajetë një gruaje.

Vijojnë punimet për nxjerrjen e viktimës së gjashtë, e cila u pikas të dielën nga ekipet e shpëtimit.

Aktualisht blianci i të mbijetuarve është 11, ndërsa të zhdukurit janë 22. Orteku përpiu Hotel Rigopianon 5 ditë të mërkurën e kaluar, pas valës së tërmeteve që goditën Italinë.

Dhjetëra punonjës të ekipeve të shpëtimit po gërmojnë pa ndalim edhe pse shiu që bie vazhdimisht në zonën e kërkimeve e vështirëson situatën.

Tv Klan