Lajme Arkiva 2003

Prej 4 muajsh ishte Euro ajo që forcohet çdo ditë. Tashmë është Dollari që po rimerr veten. Që nga fillimi i javës valuta amerikane ka rifituar pozicionin në tregjet valutore të këmbimit.

Nga e hëna dollari nisi të këmbehet me 130 Lekë në blerje, ku deri dje ka fituar tre lekë në kursin shqiptarë të këmbimit dhe 4 cent në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa monedha e përbashkët evropiane ka mbetur në të njëjta pozicione ndaj këmbimit me lekun dhe Dollarin që nga fillim java.

Një dollar është shitur dje me 134.2 Lekë nga 133.5 Lekë që u shit dy ditë më parë. Euro është këmbyer me 140 Lekë dhe ka mbetur e pandryshuar.

Specialistët mendojnë se rritja e çmimit të valutës amerikane vjen si shkak i ndikimeve pozitive që po jep lufta në Irak te investitorët, por lufta dhe luhatjet e çmimit kryesisht në monedhën amerikane kanë ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të naftës.

Këto çmime në tregun vendas pritet të bien pasi furnizimi i pikave të karburanteve me këtë sasi është bërë kur çmimi i një fuçie nafte në tregun ndërkombëtarë arriti në 37 Dollarë për fuçi, ndërsa dje një fuçi nafte është blerë me 26.9 Dollarë.

Një litër nafte në pikat e tregtimit arriti nga 88 në 98 Lekë, para një muaji kur çmimi i naftës u rrit me në Dollarë në ditë për shkak të luftës, rritja e çmimit u ndje edhe në vendin tonë.

Nga 75 Lekë që shitej një litër nafte, ajo u rrit në 95 Lekë. tregu i brendshëm vendas është mjaft i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në tregjet e jashtme, kjo për faktin se mbi 75% e tregut e karburanteve e zë importi./tvklan.al