Autostrada Rrëshen-Kalimash, investimi me madhor në infrastrukturë ka shtuar ndjeshëm

numrin e turistëve të cilët udhëtojnë nga Kosova me destinacion bukuritë e rivierës shqiptare.

Dikur një udhëtim i gjatë e i lodhshëm, sot ka thyer çdo barrierë që ndan të dy vendet.

Mjaftojnë pak ore për të shijuar më pas  disa ditë pushimi në bregdetin e Adriatikut apo atë të Jonit.

Fluksi i madh i turisteve që mbërrijnë nga Kosova dhe që jetojnë në perëndim rrëfejnë sesi

tashmë kjo rruge ka mundur të lehtësojë udhëtimin për në Shqipëri duke e kthyer bregdetin tonë ne destinacionin turistik më të preferuar për ta.

“Pikë së pari na ka lehtësuar udhëtimin ne mërgimtarëve. Pastaj këto kthesat e rrezikshme që kanë qenë përpara deri tani në rregull është.”

“Është vepër madhështore e kombit shqiptar, është vepër shpëtimtare e kombit dhe popullit shqiptar, njëherazi edhe pasqyra e ekonomisë së një shteti që çon drejt zhvillimit se shteti dhe ekonomia nuk mund të zhvillohen po të mos kishin rrugë. Natyrisht jetojmë në kohën bashkëkohore ashtu duhet t’i kemi edhe rrugët bashkëkohore.”

“Kam ardhur nga Belgjika për në Durrës, viti i parë që kaloj …Më shkurt, më shpejt, më mirë, më çlirë, më …”

“Rruga shumë e mirë.”

“Tani po shihet qartë që është një lehtësim shumë i madh.”

“Rruga shumë e mirë.”

“Isha në Kosovë te familja tani erdhëm … Kam qenë kur ka qenë rruga e moçme që kam bërë 14 orë vozitje pa ndaluar dhe tani është shumë mirë.”

Interesi i turistëve shqiptarë përtej kufirit duket se mori përmasa tepër të mëdha

menjëherë pas hapjes së autostradës Rrëshen-Kalimash, e cila u pa jo vetëm nga qytetarët

e thjeshtë, por dhe agjencitë turistike si një mundësi atraksioni për të thithur vizitorë nga

Kosova drejt bregdetit tonë.

E pa dyshim rruga e Kombit tashmë më shumë se kurrë ka

bashkuar dy vendet, duke i bërë edhe shqiptarët e Kosovës të ndihen si zotër të shtëpisë

dhe të shijojnë bukuritë e dheut amë./tvklan.al

Gazetarja: Jolldiz Mitro