Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj.
Për këtë investim, Rama shkruan se është me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit.
“Mirëmëngjes, dhe nga kantieri i punës në rrugën Shirokë–Zogaj, një investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.
/tvklan.al