Sportistët shqiptarë që përfaqësuan dhe triumfuan në arenën ndërkombëtare përgjatë vitit 2024 janë vlerësuar me çmime në një mbrëmje gala.

I pranishëm në event Kryeministri Edi Rama teksa shprehu vlerësimet e tij tha se mbështetja për sportin do të rritet më tutje.

“Dua t’ju siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit duke sjellë në rritje kontributin financiar për komitetin, do ta rrisim më tutje”, tha Rama.

Rama i kërkoi Komitetit Olimpik Shqiptar që në fokus të ketë edhe zgjerimin e disiplinave sportive në shkolla.

“Na duhet ta zgjerojmë gamën aktiviteteve të sportit në shkollë… Nuk kanë kosto të mëdha, por të domosdoshme… shahun, mundjen, peshëngritjen, do shtojnë vlerën edukative dhe peshën e sportit në jetën e më të rinjve…”

Sakaq kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi shpërblimin prej 100 mijë Eurosh të skijatores Lara Colturi që është renditur e dyta në botërorin e skive si përfaqësuese e Shqipërisë.

“Këshilli Bashkiak i Tiranës do kalojë javën tjetër një shpërblim 100 mijë Euro… Një nga Bashkitë që shpenzon më shumë në Europë…”

Në vitin që lamë pas për herë të parë Shqipëria siguroi 2 medalje olimpike te Paris 2024.

Tv Klan