Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të Enjte në aksin Lezhë-Laç. Burime për Klan News bëjnë me dije se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Mësohet se drejtuesja e makinës (Florinda Lleshi) nuk e ka parë këmbësorin (Ndoc Gjoka) që po lëvizte në anë të rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra.


Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

/tvklan.al