Shiroka me pikën e re të kalimit kufitar me Malin e Zi do të lidhet përmes një rruge të re. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e kantierit të rrugës, e cila në një pjesë të saj kalon në një gjurmë të re, duke shmangur rrugën ekzistuese që kalon përmes zonave të banuara.
“Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues”, bën të ditur kryeministri Edi Rama.
Deri më tani është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj, ndërsa sipas projektit parashikohet që i gjithë segmenti deri në Shirokë të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash.
Tv Klan