Historia e Sevdije Berishës/ Nga lufta me kancerin tek pasioni për pikturën

Sëmundja e lidhi në shtrat, mjekja alternative: Për 4 vite nusja është kujdesur për mua si fëmijë

Një histori shumë frymëzuese rrëfehet në “Rudina” në Tv Klan. Zonja e ftuar në program, me flokë rozë e fytyrë të qeshur vjen nga Kosova për të ndarë jetën e saj. Sevdije Berisha është mjeke alternative, por njëkohësisht ka arritur të triumfojë ndaj kancerit.

Përballja e saj me sëmundjen ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por përpara se të ndajë hollësisht historinë, ajo veçoi ndihmën e nuses së saj. Për 4 vite, ajo është kujdesur për të si një fëmijë dhe Sevdija nuk ia kursen bekimet e urimet e sinqerta.

“Falenderoj nusen time se më ka parë si një fëmijë të vogël, si një beb, më ka larë… Unë kam qenë 4 vite, 17 muaj kam qenë e palëvizshme, më kanë rrotulluar djali e nusja me çarçafë. 4 vite nusja  më ka veshur, më ka mbathur. Unë as mund të vishesha vetë, as mund të mbathesha, as mund të përkulesha vetë, as mund ta laja fytyrën vetë kështu që ajo nuse… Zoti e bekoftë kudo që është, më ka parë shumë”, përfundon Sevdija.

“Mjekët më shpallën të vdekur”/U operua 13 herë nga kanceri dhe u sëmur me leucemi, historia e triumfit të Sevdije Berishës

Historia e mjekes alternative, Sevdije Berishës nga Kosova është një ndërthurje e dashurisë për jetën dhe një lufte të gjatë me kancerin. Rrëfimi i saj për “Rudina” në Tv Klan nis nga momenti kur u bë nënë për herë të parë. Pasi lindi djalin, nisi të përjetonte probleme shëndetësore me të vjella e dhimbje stomaku që u përkeqësuan me kohën.

Mjekët e diagnostikuan me kancer që ishte përhapur nga zorra e trashë në stomak dhe organe të  tjera. Sevdija, e cila sot është 65 vjeçe, ka kaluar një mori operacionesh të vështira dhe më pas është diagnostikuar edhe me leucemi.

Sevdije Berisha: Kam qenë edhe në koma. 15 ditë, 2 javë.

Rudina Magjistari: Çfarë lloj kanceri ishte?

Sevdije Berisha: E kam pasur në zorrë të trashë, ka kaluar në stomak, metastaza. Kam pasur 13 operacione.

Rudina Magjistari: 13 operacione!

Sevdije Berisha: Edhe në fund leucemia. Sot ka 8 vite që  jam më mirë, s’kam më asgjë.

Rudina Magjistari: Vetëm se nuk është e lehtë që të përballohet e gjitha. Sa zgjati si periudhë kurimi dhe trajtimi?

Sevdije Berisha: Shumë vite, shumë. Sa mbaroja një operacion, ajo dilte diku tjetër nëpër organe. Shumë ka pasur.

Sevdija shton se kimioterapinë e ndërpreu pasi nuk e ndiente veten mirë me të. në vend të saj, ajo nisi të përdorte barnat natyrale që u atribuon shërimin e saj.

Sevdije Berisha: Në stomak kështu e kam shëruar. Shkalla e katërt ka qenë, faza e katërt e kancerit, por mirë shyqyr Zotit, ka dashur Zoti, pa dashur Zoti asgjë nuk bëhet.

Rudina Magjistari: Ju thoni 13 operacione, janë shumë!

Sevdije Berisha: 7 operacione i kam pasur vetëm në zorrën e trashë.

65-vjeçarja kujton edhe momentin kritik kur mjekët nuk i dhanë më shpresë për shkak të gjendjes së vështirë, por ajo ia doli sërish.

Sevdije Berisha: Për 17 muaj, 5 herë jam operuar. Beogradi më tha që për 2-3 muaj s’ka më gjë prej saj, para 28 viteve kjo histori. Kam filluar edhe atëherë me këto, e shërova veten. Kurrë më s’kam patur. Më pas leucemia, e kam pasur në zorrë. Më janë lidhur zorrët, ka pasur abces në zorrë plus isha edhe me leuceminë, përballesha edhe me të. Shpërtheu abcesi në zorrë. Më çuan në Shkup, Prishtina s’mund të bënte asgjë, urjgent për Shkup. Atje kanë thënë që kjo është me leucemi, 99% është e vdekur, edhe po ta fusim në sallë, edhe po ta lëmë sepse abcesi kur plas infekton krejt organet dhe është e vdekur. Zoti, i qofshim falë sepse vetëm atij i besoj, ai ka dashur, ai kur do bën mrekullira. Më futën, i thashë mjekut, Zoti lart, unë këtu, ti aty, po pranoj të hyj në operacion, si ta ketë shkruar ai lart.

Protagonisti i “Tokë e hidhur” që transmetohet në TvKlan, fitues i “L’isola dei famosi”

Asnjë emocion i humbur, si janë programuar serialet e Tv Klan gjatë kampionatit europian

Televizioni Klan ka prej vitesh tashmë një programacion të pasur me seriale cilësore televizive, të përzgjedhura me shumë kujdes nga Drejtori i Programacionit, Albert Dumani. Por kësaj vere i shtohen edhe emocionet e sportit me kampionatin Euro 2024 që është vetëm 3 ditë larg.

Megjithatë, veç etheve që na kanë kapluar për këtë event  të madh sportiv, nuk mungon as kureshtja për serialet e dashura dhe të suksesshme që transmetohen në logon e Tv Klan. Një prej tyre është “Tokë e hidhur” për të cilin Dumani jep lajmin e mirë në “Rudina” se nuk do të ndërpritet.

Veç serialit, teleshikuesit do të vazhdojnë të ndjekin në të njëjtat orare edhe programin e pasdites si dhe edicionin e lajmeve, ndërsa ndeshjen e orës 18:00 mund ta shohin në Klan Plus.

Albert Dumani: Ne nuk do ta shkëpusim, do të jetë në transmetim gjatë gjithë verës, po ashtu edhe gjatë transmetimit të kampionatit europian sepse kemi bërë një gërshetim interesant ku ndeshjet e orës 18:00 do të transmetohen në Klan Plus, ndërsa ndeshjet e orës 15:00 dhe orës 21:00 do të transmetohen në Tv Klan kështu që emisioni më i ndjekur i pasditeve, “Rudina”, së bashku me “Tokë e hidhur” dhe me edicionin e lajmeve do të jenë në të njëjtin orar të përditshëm në Televizionin Klan.

Një ndryshim i vogël do të jetë vetëm për dy prej serialeve që do t’u mungojnë për rreth 1 javë teleshikuesve, por do të rikthehen shumë shpejt.

Albert Dumani: Do të kemi një mungesë të dy serialeve që është “Amaneti” me Nik Xhelilaj dhe “Për familjen time” por vetëm 7 ditë do të zgjasë sepse aq janë edhe 7 ndeshjet e orës 15:00.

Ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe falas vetëm në ekranin e Tv Klan.

Aktori protagonist i serialit “Tokë e hidhur” triumfon në “Isola dei famosi”

Një sukses i madh ndërkombëtar lidhet ngushtë me një prej serialeve më të dashura që po transmetohet aktualisht në Tv Klan. Aktori i njohur turk Aras Senol, i cili është një nga protagonistët e serialit, “Tokë e hidhur” ka triumfuar së fundmi në një ‘reality shoë’ të madh në Itali” Isola dei famosi”. Ky sukses jo vetëm që konfirmon talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe rrit interesin dhe emocionin për serialin që po ndiqet me shumë interes nga audienca.

Drejtori i programacionit të Tv Klan, Albert Dumani, shprehet në “Rudina” se “kushdo aktor të ishte nga ‘Tokë e hidhur’ në Itali do ta fitonte çmimin e parë në ‘Isola dei famosi’. Por fitorja e Aras Senol ka shumë detaje interesante të cilat Dumani i zbulon.

Albert Dumani: Kurioziteti është që ai kur ka zbritur në “Ishullin e të famshmëve” nuk ka ditur asnjë fjalë italisht. Ai ishte me Covid kur zbriti në ishull kështu që për 2 javë qëndroi i izoluar së bashku me një kolegun e tij, Edoardon dhe..

Rudina Magjistari: Ishte me Covid tani që u fut në program?

Albert Dumani: Po, po, ishte në karantinë sa u fut në program, bëri testet dhe doli me Covid, pastaj për  dy javë ai qëndroi i izoluar, i survejuar nga kamerat, qëndroi me një koleg tjetër që ishte me Covid dhe kështu ngaqë është edhe aktor, arriti të mësojë disa fjalë italisht, e shprehte veten. Pengesa e vetme ishte gjuha  që çuditërisht edhe pse nuk kishte zhdërvjelltësinë e gjuhës, ai arriti të fitonte zemrat e italianëve, të fitonte këtë ‘reality show’. Është një ‘reality show’ shumë i rëndësishëm dhe shumë i ndjekur në Itali, është edicioni i 18-të. Ai arriti që të bënte për vete gjithë Italinë dhe unë nga ana televizive do ta quaja që në finale, pamë edhe dy finalistët, ishte një betejë midis “Tokë e hidhur” dhe ”Ballando con le stelle”, pra ishte personazhi i serialit dhe personazhi i një tjetër formati, spektakli italian dhe fitoi “Tokë e hidhur”, personazhi që interpretohet nga Aras.

/tvklan.al

Fillon Europiani, të gjithë sytë të Klani/ Albert Dumani zbulon surprizat