Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Dhurata e Ramës për Melonin, i ra në gjunjë e i premtoi dashuri përjetë
Kryeministri Rama është filmuar duke i rënë në gjunjë homologes italiane Meloni, pasi kjo e fundit festonte ditën e lindjes. Gjatë një aktiviteti në Abu Dabi Rama i dhuroi një shall shefes së qeverisë së vendit fqinj, duke i thënë se është punuar një italian, që jeton në Shqipëri.Më pas dhurata përfundoi në kokën e kryeministres italiane, duke e bërë të ngjashme me sheikët arabë.
Masakra, bidone pesticidesh të ndaluara në Butrint, ndoten produktet
Ndodhemi përballë Parkut Kombëtar, liqenit të Butrinit dhe atij të Bufit, që përbën një monument natyre, ku u ndeshëm me një masakër mjedisore. Me dhjetra produkte plastike, të ngecura në kallamishte dhe shumë të tjera, që kanë përfunduar në liqene.Kjo pasuri kombtare prej 10 mijë hektarësh, është shpallur trashëgimi e Uneskos, por pamja, që ajo ofron, është dëshpëruese.Mes bidonave plastikë kishte edhe një produkt, i prodhuar në vitin 2023, me afat skadence vitin 2026, i përdorur nga fermerët për luftimin e insekteve në agrume dhe që BE e ka ndaluar përdorimin, që në vitin 2019. Fermerët tregojnë, se këtu pinë ujë delet dhe lopët e tyre, duke shkaktuar ndotjen e prodhimeve.Ne njoftuam policinë dhe një grup ekspertësh erdhi në terren, për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të analizuar mostrat nga Policia Shkencore.Denis Vogli, drejtor i ARM-së thotë, se do t’i drejtohet me shkresë zyrtare një sërë institucioneve përgjegjëse.Nga ana tjetër, drejtoria e Bujqësisë Bashkia Konispol, pas njoftimit tonë, bëri pastrimin dhe dezinfektimin e zonës.
Çudia, makina në Kukës merr gjobë në Tiranë, punonjësja: Vendi i saktë!
Një qytetar tregon, se në datën 31 dhjetor 2024 ka marrë një gjobë për parkim të gabuar pranë Pallatit të kongreseve Tiranë në orën 11: 07 minuta. Por ai tregon me pamje, se makina e tij në këtë datë e në këtë orë ka qenë e parkuar në Kukës. Gjobën 30 mijë lekë e pagoi, pasi thotë, se do t’i kushtonte më shumë, nëse do të vinte në Tiranë, për të bërë ankesë.Ne shkuam pranëOrganit administrativ shtetëror, pranë komisariatit të policisë rrugore, ku na thanë, se data 31 dhjetor është data e hedhjes në sistem dhe jo data e marrjes së gjobës.