Rudina – In Vitro ne “Koço Gliozheni”/ Si mund të përfitojnë çiftet shqiptare?
Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një temë të rëdësishme që lidhet me shëndetësinë dhe pikërisht për metodën e riprodhimit përmes fertilizimit “In-vitro”. Për herë të parë pranë maternitetit “Koço Gliozheni erdhi në jetë fëmija i parë me in Vitro.
Në Shqipëri është ngritur qendra e parë kombëtare publike e teknikave të riprodhimit të asistuar, për të realizuar procedurën e riprodhimit invitro falas pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” duke i ofruar një mbështetje të gjithë atyre familjeve apo çifteve, që dëshirojnë të sjellin në jetë një fëmijë.
Soreja eshte fëmija i parë qe erdhi ne jete nepermjet procedures in Vitro më 17 dhjetor 2024 dhe ne sot do të Prof. Dr. Orion Gliozheni, mjek i shquar në Obstetrikë dhe Gjinekologji pranë spitalit Koço Gliozheni dhe Drejtorin e Maternitetit “Koço Gliozheni”, mjeku Genci Hyska, anestezist reanimator, për të na shpjeguar më shumë se si funksionon dhe si mund të përfitojnë cciftete që ëndërrojnë të bëhen prindër…
Rudina – Leje e re për të hyrë në Britani/ Avokatja e emigracionit trego se si do funksionojë
Në këtë pjesë të emisionit do të ndalemi tek një zhvillim që na vjen nga Mbretëria e Bashkuar, pasi Britania e Madhe sapo ka prezantuar një leje të re për hyrjen e shtetasve në territorin e saj. Duke filluar nga data 8 janar 2025, përmes një sistemi të ri elektronik të lancuar së fundi, Mbretëria e Bashkuar ka vendosuar të caktojë një tarifë hyrëse prej 12 Eurosh ose 10 paund për udhëtarët, turistët nga 48 shtete që nuk kërkojnë vizë duke përfshirë qytetarët amerikanë, kanadezë etj.
Kjo vlerë është një autorizim I ri elektronik udhëtimi, i quajtur ETA i ngjashëm me atë të SHBA që duhet paguar në formën e një certifikatë dixhitale ku çdo udhëtar, do ketë mundësinë të bëj regjistrimin online dixhital të të dhënave për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Se çfarë është konkretisht, do të kemi një lidhje prej andej me avokaten shqiptare Daniela Dallashi.
Rudina – 7 Këshillat më të mira nga shkenca për shëndetin mendor dhe kognitiv
Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një nga komponentët kryesorë të mirëqenies dhe cilësisë së jetës sonë, pikërisht për shëndetin mendor e konjitiv. Në përditshmërinë tonë dhe në një kohë kur rutina e jetës shoqërore lëviz me shpejtësi faktorët dhe elementët që ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe mirëqenien tonë fizike dhe atë emocionale, janë të shumtë.
Sot do të sjellin 7 këshillat më të mira, të bazuara në shkencë për shëndetin mendor dhe konjitiv. Për të folur mbi të gjitha këto ne do të kemi sot të ftuar në studio psikologen Bona Miekley . E mirëpresim pa humbur kohë në studio.
/tvklan.al