#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
“Dhelprat e vogla”/ Drama e fuqishme që zbulon pasojat e lakmisë dhe manipulimit
Do ta nisim sot programin me një shfaqje të bukur, e cila ka qenë premierë fundvitin e kaluar në skenën e Teatrit Metropol nën regjinë e Spiro Dunit me një kast të mrekullueshëm aktorësh. Për të gjithë ata që e kanë humbur, “Dhelprat e Vogla” të autorit Lillian Hellman, lajmi I bukur është që do të rivihet në skenë gjatë kësaj jave duke nisur nga 23 janari për të vijuar deri në fund të muajit. Nje drame e fuqishme qe zhbiron thelle ne natyrën njerezore dhe zbulon pasojat shkaterruese te lakmise dhe manipulimit, ne do të jemi sot me regjisorin dhe një prej aktoreve…
Raimonda Bulku në rolin e nënës/ Malvina Likaj prezanton videoklipin e ri
Në këtë pjesë të dytë do të kemi kënaqësinë të mirëpresim këngëtaren e re dhe të talentuar Malvina Likaj, një ndër zërat e rinj polifonik, pjesë e TKOBAP prej 4 vitesh tashmë.Vetëm pak ditë më parë, Malvina sapo publikoi videklipin e saj më të ri të titulluar “Nënë do të vij, me një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, Rajmonda Bulku.
Shefi i urgjencës, Skender Brataj: Jemi në pikun e gripit, kujdes këto simptoma
Në këtë pjesë të tretë do ndalemi tek një lajm aktualiteti në vend tonë. Pothuajse këdo që takojmë është me grip. Stina e dimrit dhe bashkëqarkullimi i shumë virozave dhe gripit ka sjellë një situatë të rënduar shëndetësore për popullatën. Cili është virusi që po qarkullon më tepër? Fëmijët janë padyshim grupmosha më e prekur, por jo vetëm. A jemi në një prag epidemie grip? Cilat janë masat dhe këshillat e mjekve? Do të jemi në një lidhje direkte me shefin e urgjencës, dr.Skënder Brataj.
/tvklan.al