Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Fatos Nano është fajtori kryesor për prishjen e marrëveshjes me FMN, ka deklaruar lideri demokrat Sali Berisha. Sipas tij, ministrat e Nanos ushtrojnë kontrabandë nëpër magazinat doganore. Mbylljen e këtyre magazinave, Berisha e ka vënë si kusht, për votimin në parlament të mbylljes së dyqaneve pa taksa të vendosura në pikat kufitare. Sipas Berishës, kundër mbylljes së këtyre dyqaneve, kanë votuar më parë edhe 30 deputetë socialistë.

Sali Berisha:- “Do të ishte absurde, ta përqendroje tek Islami dështimin e kësaj marrëveshje. Ky është dështimi i plotë i qeverisë “Nano 7”. Kjo është edhe njëherë, theksoj këtu, se qeveria është pezulluar dhe ka vetëm një rrugëzgjidhje, zgjedhjet e lira e të ndershme, n një kohë sa më të përshtatshme. Halimit i kam thënë të gjitha unë ati, por nuk mund të them, se është ai përgjegjësi kryesor për këtë. Ai është një nga përgjegjësit. Përgjegjësi kryesor këtu është zoti Nano me të gjithë drejtuesit më të lartë të PS. Ky vendim është rezultat i magazinave doganore private, që shtrihen në dhjetëra e dhjetëra hektarë tokë, nga Durrësi, Saranda, Vlora, Kakavija dhe që zotërohen nga Poçi për materialet e ndërtimit, nga ministri Duka për ushqimet, nga ministri Malaj, për cigaret dhe prodhimet industriale, nga Gramoz Ruçi për hekurat dhe pluhurat e tjerë dhe në këto dogana këta qeveritarë magazinojnë qindra e qindra milion mallra, të cilat gjoja i  rieksportojnë, por unë ju garantojë, se asnjë prej tyre s’del nga territori i Shqipërisë, të tëra shiten në tregun shqiptar”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame